Aktualitet

Vritet 50-vjeçari shqiptar në Selanik/ Shkak një konflikt i çastit, autori qëlloi me armë nga makina pasi u sulmua me grushte

Siç raportojnë mediat greke, ngjarja ka ndodhur përballë një karburanti, ku shqiptari fillimisht ka goditur me grushta autorin që ishte brenda në makinë.

13 Korrik 2023, 15:14 Nga a.l
Vritet 50-vjeçari shqiptar në Selanik/ Shkak një konflikt i
Pamje nga vendi i ngjarjes

GREQI- Një ngjarje e rëndë është raportuar në Greqi. Sipas mediave vendase, një 50-vjeçar me origjinë shqiptare është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Selanik. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, dhe dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit në rrugët e qytetit grek. 

Siç raportojnë mediat greke, ngjarja ka ndodhur përballë një karburanti, ku shqiptari fillimisht ka goditur me grushta autorin që ishte brenda në makinë. Ky i fundit më pas ka qëlluar që nga automjeti me armë zjarri 50-vjeçarin i cili ndërroi jetë pak minuta më vonë. 

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë hetimet për shkaqet e ngjarjes si edhe identifikimin dhe kapjen e autorit. Për arsye hetimore identiteti i viktimës dhe autorit nuk është bërë ende me dije. 

vritet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll