Aktualitet

Zjarr masiv në parkingun e një pallati në Tiranë, digjen disa mjete, evakuohen banorët

Shërbimet e policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit dhe gjithashtu po punojnë për fikjen e zjarrit.

13 Korrik 2023, 14:55 Nga DOSJA
Zjarr masiv në parkingun e një pallati në Tiranë, digjen
forcat zjarrfikese

TIRANË- Flakët e zjarrit kanë përfshirë parkingun e një pallati në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ku për pasojë janë djegur disa mjete. Ngjarja është raportuar mesditën e sotme, ku në vendngjarje janë katër forca zjarrfikëse.

Shërbimet e policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit dhe gjithashtu po punojnë për fikjen e zjarrit. 

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Autori dyshohet se është një person me probleme të shëndetit mendor.

Sondazh

Poll