Aktualitet

Newsroom 6| Dy ngjarje të Rrajave dhe dy histori të ndryshme në media

Këtë puntatë në emisionin nën moderimin e autores Fjola Graçi, do diskutohet për dhunën, influencën dhe ndikimin në politikë të fisit Rraja që më shumë se me ligje janë marrë me shkeljen e tyre.

13 Korrik 2023, 19:03 Nga Dosja.al
Newsroom 6
Newsroom

TIRANË- Newsroom rikthehet me episodin e 6 për të diskutuar lidhur me skandalin më të fundit që "hëngri kokën" e një tjetër ministri të Brendshëm, Bledi Çuçit. Këtë puntatë në emisionin nën moderimin e autores Fjola Graçi, do diskutohet për dhunën, influencën dhe ndikimin në politikë të fisit Rraja që më shumë se me ligje janë marrë me shkeljen e tyre.

Të ftuar për të diskutuar lidhur me ngjarjen, janë dy gazetarë; Klodiana Lala, moderatore e emisionit "Në Shënjestër" dhe Enton Abilekaj, drejtor i Dosja.al.

1Gjatë emisionit diskutohet për ngjarjen dhe mbulimin e medias. A pati një raportim të shpejtë, cilësor dhe të pandikuar? A pati manipulim, nëse rast se po, për llogari të kujt? Këto dhe të tjera, ndiqni emisionin e plotë në kanalin zyrtar të Dosja.al në Youtube dhe në të gjitha rrjetet tona sociale, Dosja.al &Newsroom Albania.

*Newsroom është një program që për herë të parë diskuton problemet dhe sfidat e medias dhe gazetarisë shqiptare.

newsroom

Sondazh

Poll