Aktualitet

Vrau bashkëjetuesen, Prokuroria e Elbasanit kërkon burg përjetë për Ramis Micin

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar burg përjetë për Ramis Micin, 38-vjeçari i cili një vit më parë vrau bashkëjetuesen Jetlira Elezin për shkaqe xhelozie.

13 Korrik 2023, 14:46 Nga A.B
Vrau bashkëjetuesen, Prokuroria e Elbasanit kërkon burg
Ramis Mici

TIRANË- Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar burg përjetë për Ramis Micin, 38-vjeçari i cili një vit më parë vrau bashkëjetuesen Jetlira Elezin për shkaqe xhelozie.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, përfaqësuar nga prokurori i çështjes Z. Xhelian Seferi, në datë 13.07.2023 ka paraqitur diskutimin përfundimtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan në gjykimin penal ndaj të pandehurit R.M të akuzuar për veprën penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, duke kërkuar përfundimisht dënimin e tij me burgim të përjetshëm. Ngjarja i referohet datës 30.07.2022, ku i pandehuri R.M. ka vrarë me mjet të mprehtë thikë bashkëjetuesen e tij shtetasen J.E në banesë, në vendin e quajtur lagjja: “Skenderbej”, Elbasan.”- njofton Prokuroria.

Vrasja e Jetlira Elezit ndodhi në vitin 2022 në lagjen 'Skëndërbeu' në Elbasan. 37-vjeçarja mbeti e vdekur në vend pasi u godit me thikë nga bashkëshorti i saj. Pronarët e banesës ishin të parët që gjetën gruan e pajetë në mes të dhomës. Sipas pronarit Xhafer Zdrava, dhoma e gjumit ishte e mbushur me gjak, ndërsa 37-vjeçarja ishte gjetur e vdekur në afërsi të dhomës së ndenjës./Dosja.al

ramis mici

Sondazh

Poll