Bota

Kokaina në Shtëpinë e Bardhë/ Ngelet mister poseduesi, FBI nuk gjen asnjë gjurmë gishtash në qesen e drogës

Agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së gjetën pluhurin e bardhë gjatë një spastrimi rutinë të Shtëpisë së Bardhë më 2 korrik, në një korridor të West Wing, ku është hyrja e stafit dhe hyn dhe grupet turistike mblidhen për të vendosur telefonat dhe sendet e tjera. 

13 Korrik 2023, 18:33 Nga a.l
Kokaina në Shtëpinë e Bardhë/ Ngelet mister poseduesi, FBI
Shtëpia e Bardhë

SHBA- Në qesen e kokainës që u sekuestrua disa ditë më parë në Shtëpinë e Bardhë nuk është identifikuar asnjë gjurmë gishtaash apo ADN. Siç raporton Associated Press, pavarësisht një analize të sofistikuar të laboratorit të krimit të FBI-së, dhe pamjet e vëzhgimit nuk identifikuan asnjë të dyshuar. Ende nuk ka të dhëna se kush e solli drogën në ndërtesë. 

Agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së gjetën pluhurin e bardhë gjatë një spastrimi rutinë të Shtëpisë së Bardhë më 2 korrik, në një korridor të West Wing, ku është hyrja e stafit dhe hyn dhe grupet turistike mblidhen për të vendosur telefonat dhe sendet e tjera. 

“Pa prova fizike, hetimi nuk do të jetë në gjendje të veçojë një person nga qindra individë që kaluan nëpër korridor ku u zbulua kokaina”, thanë zyrtarët e Shërbimit Sekret në përmbledhje.

Prania e kokainës në Shtëpinë e Bardhë shkaktoi një mori kritikash dhe pyetjesh nga republikanët, të cilët kërkuan një konferencë të enjten mbi hetimin. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se presidenti Joe Biden besonte se ishte “tepër e rëndësishme” që Shërbimi Sekret të zbulonte se si droga përfundoi në Shtëpinë e Bardhë. Biden nuk ndodhej aty në kohën e zbulimit. Ai ishte në Camp David me anëtarët e familjes së tij për fundjavën e pushimeve. 

shtepia e bardhe

Sondazh

Poll