Bota

'Duam të bashkëpunojmë'/ Ministrja e Jashtme gjermane: Kemi nevojë për Kinën por edhe Kina për ne

Baerbock theksoi se kjo aq sa vlen për zhvillimin ekonomik dhe konkurrencën e ndershme, vlen edhe për të mbajtur nën kontroll krizën klimatike.

13 Korrik 2023, 17:08 Nga a.l
'Duam të bashkëpunojmë'/ Ministrja e Jashtme gjermane:
Annalena Baerbock

GJERMANI- Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka deklaruar se dëshirojnë të punojnë me Kinën, duke theksuar se Evropa ka nevojë për Kinën, por edhe Kina ka nevojë për Evropën.

“Nuk duam të shkëputemi nga Kina, por duam të ulim në minimum rreziqet tona. Ne duam të punojmë me Kinën. Sepse ne kemi nevojë për Kinën, por edhe Kina ka nevojë për ne në Evropë”, shkroi Baerbock në twitter lidhur me strategjinë e re të Gjermanisë për Kinën.

Baerbock theksoi se kjo aq sa vlen për zhvillimin ekonomik dhe konkurrencën e ndershme, vlen edhe për të mbajtur nën kontroll krizën klimatike. Kjo, sipas saj, mund të arrihet vetëm me Kinën. 

annalena baerbock

Sondazh

Poll