Bota

Gjenerali ukrainas e KONFIRMON: Kemi marrë municione thërrmuese nga SHBA

Më herët, Shtetet e Bashkuara njoftuan ndihmë të re ushtarake për të mbështetur ushtrinë ukrainase, e cila përfshin municione thërrmuese.

13 Korrik 2023, 17:05 Nga a.l
Gjenerali ukrainas e KONFIRMON: Kemi marrë municione thërrmuese nga
Bomba thërrmuese

UKRAINË- Gjeneral brigade Oleksandr Tarnavskyi, komandant i Grupit Operacional dhe Strategjik të Forcave Tavriia, konfirmoi se Ukraina mori municione thërrmuese nga SHBA, shkruajnë mediat e huaja. 

Sapo i kemi marrë [municione thërrmuese – UP], nuk i kemi përdorur ende, por ato mund të ndryshojnë rrënjësisht [fushën e betejës – CNN]. Edhe armiku e kupton që me marrjen e këtij municioni do të kemi përparësi. Armiku do të heqë dorë nga ajo pjesë e terrenit ku është e mundur të përdoret kjo”, tha ai. 

Më herët, Shtetet e Bashkuara njoftuan ndihmë të re ushtarake për të mbështetur ushtrinë ukrainase, e cila përfshin municione thërrmuese.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll