Bota

Ambasadori i ri i Kinës në SHBA, takohet me zyrtarin e Pentagonit: Uashingtoni të bëjë hapa konkret për marrëdhëniet dypalëshe

Ambasada kineze në Uashington tha se Xie ishte ftuar për të takuar Ely Ratner, ndihmës sekretarin e mbrojtjes së SHBA-së për çështjet e sigurisë Indo-Paqësorit, dhe ai i kishte kërkuar SHBA-së të heqin pengesat dhe të menaxhojnë dallimet me veprime konkrete.

13 Korrik 2023, 17:13 Nga a.l
Ambasadori i ri i Kinës në SHBA, takohet me zyrtarin e Pentagonit:
Foto ilustruese

KINË- Ambasadori i Kinës në SHBA, Xie Feng zhvilloi bisedime me një zyrtar të lartë të mbrojtjes amerikane të mërkurën. Takimi nuk duket se ka ofruar mënyra të reja për rifillimin e shkëmbimeve midis ushtrive të dy vendeve, por vëzhguesit thanë se ambasadori mund të jetë përpjekur të adresojë ankesat e SHBA se Kina po refuzonte të angazhohej për këtë çështje.

Ambasada kineze në Uashington tha se Xie ishte ftuar për të takuar Ely Ratner, ndihmës sekretarin e mbrojtjes së SHBA-së për çështjet e sigurisë Indo-Paqësorit, dhe ai i kishte kërkuar SHBA-së të heqin pengesat dhe të menaxhojnë dallimet me veprime konkrete.

Deklarata shtoi se Uashingtoni duhet të trajtojë me maturi çështje të rëndësishme siç është çështja e Tajvanit në mënyrë që të rikthejë në rrugën e duhur marrëdhëniet shtet-shtet dhe ushtarake, shkruajnë mediat e huaja. 

Duke cituar një deklaratë të shkurtër nga zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, nënkoloneli Martin Meiners, Bloomberg dhe Reuters raportuan se Xie dhe Ratner, diskutuan një gamë shqetësimesh të sigurisë ndërkombëtare dhe rajonale. 

shba

Sondazh

Poll