Bota

Nuk ka qetësi në Kuvendin e Kosovës/ PDK e bën sërish, shfaq foto të Kurtit dhe Kusarit me hundën e 'Pinokios'

PDK-ja, paraditen e sotme e vendosi një fotografi të ngjashme të Kurtit para foltores së Kuvendit e cila u gris nga  zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Kjo çoi në një përleshje fizike mes pjesëtarëve të Qeverisë Kurti dhe deputetëve të PDK-së.

13 Korrik 2023, 17:18 Nga a.l
Nuk ka qetësi në Kuvendin e Kosovës/ PDK e bën sërish,
Pamje nga Kuvendi

KOSOVË- Sërish tensione në Kuvendin e Kosovës. Deputetët e PDK-së kanë bllokuar foltoren teksa kërkojnë që seanca plenare të ndërpritet. Ata kanë shfaqur sërish dy fotografi të mëdha të kryeministrit Albin Kurti dhe Shefes së Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari me portretin e 'Pinokut' 

PDK-ja, paraditen e sotme vendosi një fotografi të ngjashme të Kurtit para foltores së Kuvendit e cila u gris nga  zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Kjo çoi në një përleshje fizike mes pjesëtarëve të Qeverisë Kurti dhe deputetëve të PDK-së.

Deputetët e PDK-së e kanë bllokuar foltoren, pasi po refuzojnë propozimin e Kryeparlamentarit Glauk Konjufca, që seanca e sotme të vazhdojë me diskutime të tjera, duke u tejkaluar diskutimi që përfundoi me përleshje fizike, e që kishte të bënte me audio-incizimet e Mimoza Kusarit dhe Slavko Simiçit. 

dhune ne kuvendin e kosoves

Sondazh

Poll