Bota

'RAUNDI I 2-të'/ Mes zhurmës në Kuvend, Adriana Matoshi shkakton të qeshura, IRONIZON dhunën e opozitës, kolegët e duartrokasin (FOTO)

Ajo shihet me një pankartë në dorë, që shkruan “RAUNDI I DYTË”, duke ironizuar tensionet e shkaktuara nga opozita gjatë ditës së sotme. 

13 Korrik 2023, 17:49 Nga a.l
'RAUNDI I 2-të'/ Mes zhurmës në Kuvend, Adriana Matoshi
Adriana Matoshi

KOSOVË- Mospajtueshmëria mes pushtetit dhe opozitës për vazhdimin ose jo të seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës, ka provokuar sërish tensione mes deputetëve. Megjithatë deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, gjithë këtë situatë e ka marrë me sportivitet.

Madje, ajo shihet me një pankartë në dorë, që shkruan “RAUNDI I DYTË”, duke ironizuar tensionet e shkaktuara nga opozita gjatë ditës së sotme. 

'RAUNDI I 2-të'/ Mes zhurmës në Kuvend, Adriana Matoshi
Adriana Matoshi

Çfarë po ndodh në pjesën e dytë të seancës plenare? 

Opozita po tenton që të parandalojnë mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme që u kërkua nga 41 deputetët. Ata fillimisht bllokuan foltoren, teksa Kuvendi miratoi në lexim të dytë Projektligjin për çmimet e produkteve medicinale. Pas votimit, pati shtyrje mes deputetëve të mbledhur pranë foltores. Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca gjatë seancës së tanishme u gjuajt me shishe uji.

dhune ne kuvendin e kosoves

Sondazh

Poll