13 Korrik 2023, 18:36
Nga I.A
Joe Biden
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë më 13 korrik se ai po e merr seriozisht mundësinë e një shkëmbimi të të burgosurve për një gazetar të Wall Street Journal, i cili është arrestuar në Rusi që më shumë se 100 ditë. Kremlini në fillim të këtij muaji sugjeroi se është i hapur për një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve që mund të përfshinte Evan Gershkovichin, por theksoi se bisedime të tilla duhet të zhvillohen jashtë syve të publikut.
Duke folur në një konferencë shtypi në Helsinki të Finlandës, Biden e bëri të qartë se SHBA-ja është e interesuar.
“Unë po e marr seriozisht një shkëmbim të burgosurish”, tha Biden, i cili po përfundonte një vizitë pesë-ditore nëpër Evropë: në Mbretëri të Bashkuar, Lituani dhe Finlandë.
“Dhe unë e kam me seriozitet se do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i liruar amerikanët që mbahen ilegalisht në Rusi ose kudo tjetër, dhe ky proces është duke u zhvilluar”.
Gershkovich u arrestua nën akuzat për spiunazh në qytetin rus, Yekaterinburg. Ai po mbahet në burgun Lefortovo të Moskës, i njohur për kushtet të këqija. Së fundi, një gjykatë në Moskë la në fuqi një vendim për ta mbajtur atë në paraburgim deri më 30 gusht.
Gershkovich dhe punëdhënësit e tij mohojnë akuzat dhe qeveria amerikane e ka deklaruar atë si “të ndaluar gabimisht”. Arrestimi i tij tronditi gazetarët në Rusi. Autoritetet ruse nuk kanë ofruar asnjë provë për t’i mbështetur akuzat për spiunazh.
Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, konfirmoi javën e kaluar se ka pasur “diskutime” midis dy palëve, por paralajmëroi se nuk ka ende “një rrugë të qartë” për lirimin e Gershkovichit.
Gershkovich është gazetari i parë amerikan që përballet me akuza për spiunazh në Rusi që nga shtatori i vitit 1986, kur Nicholas Daniloff, një korrespondent i Moskës për US News dhe World Report, u arrestua nga shërbimi rus i sigurisë. Daniloff u lirua 20 ditë më vonë në një shkëmbim për një punonjës të misionit të OKB-së të Bashkimit Sovjetik, i cili ishte arrestuar nga FBI-ja, gjithashtu nën akuza për spiunazh.
Marrë nga REL
joe biden
Bota
13 Korrik 2023, 17:49
a.l
Adriana Matoshi
KOSOVË- Mospajtueshmëria mes pushtetit dhe opozitës për vazhdimin ose jo të seancën e sotme në Kuve...
Bota
13 Korrik 2023, 17:39
a.l
Pamje nga Kuvendi i Kosovës
KOSOVË- Deputetët e opozitës në Kuvendin e Kosovës nuk dorëhiqen. Ata kanë bllokuar fol...
Bota
13 Korrik 2023, 17:32
a.l
Përplasje në Kuvendin e Kosovës
KOSOVË- Vijojnë tensionet në Kuvendin e Kosovës.Deputeti i Lëvizjes Vet&...
Bota
13 Korrik 2023, 17:26
a.l
Tensione në Kuvendin e Kosovës
KOSOVË- Prokurori i Shtetit ka nisur hetime për veprën penale “Sulmi”, lidhu...
Bota
13 Korrik 2023, 17:18
a.l
Pamje nga Kuvendi
KOSOVË- Sërish tensione në Kuvendin e Kosovës. Deputetët e PDK-së kanë bllokuar foltoren teksa kë...
Bota
13 Korrik 2023, 17:13
a.l
Foto ilustruese
KINË- Ambasadori i Kinës në SHBA, Xie Feng zhvilloi bisedime me një zyrtar të lartë të mbrojtjes am...
Bota
13 Korrik 2023, 17:15
I.A
KOSOVË- Përplasjet midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje kanë ni...
Bota
13 Korrik 2023, 17:08
a.l
Annalena Baerbock
GJERMANI- Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka deklaruar se dëshirojnë të...
Bota
13 Korrik 2023, 17:05
a.l
Bomba thërrmuese
UKRAINË- Gjeneral brigade Oleksandr Tarnavskyi, komandant i Grupit Operacional dhe Strategjik të Forcave Tavriia, konfirmoi...
Bota
13 Korrik 2023, 16:32
a.l
Arben Gashi
KOSOVË- Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi pas rifillimit të seancës së Kuvendit ka thë...