Bota

'Nuk ka kushte për seancë normale'/ Gashi: Deputetët janë ofenduar dhe sharë nga ministrat

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi pas rifillimit të seancës së Kuvendit ka thënë se pamjet e sotme ishin shumë të rënda, ndërsa për incidentin fajësoi ministrat. 

13 Korrik 2023, 16:32 Nga a.l
'Nuk ka kushte për seancë normale'/ Gashi: Deputetët
Arben Gashi

KOSOVË- Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi pas rifillimit të seancës së Kuvendit ka thënë se pamjet e sotme ishin shumë të rënda, ndërsa për incidentin fajësoi ministrat. 

“Situata ishte shumë e rëndë, por realisht na kësi situata kemi parë edhe më herët po jo në atë shkallë. Situata degradoj kur ministrat e sulmuan deputetin se aktet e performancës me ujë na e kemi pa kryeministrin aktual duke i gjuajtur të gjithë deputetët me ujë e me gaz e me sprej kryeministrin në fytyrë, askush nuk e ka sulmua me shishe fytyrës”, tha Gashi. 

Gashi theksoi se ministrat vazhdimisht janë sjellë dhunshëm ndaj deputetëve duke i ofenduar nga vendi.

Kam kërkuar disa herë që me marrë masa ndaj ministrave me i përjashtu prej seancave, nuk ka ndodh. Nuk është mirë që ajo situatë me u përsërit sërish, është mirë me i japë kohë kësaj pune me thirr seancën nesër ose pasnesër, vetë koha i ulë gjakrat. Nuk ka kushte për seancë normale mos të vazhdojmë me tensionim pa nevojë”, tha Gashi i LDK-së.  

Çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës?

Përplasje dhe tension në Kuvendin e Kosovës. Seanca nisi me reagimet e deputetëve të opozitës për publikimin e audi-përgjimeve të deputetes Mimoza-Kusari Lila dhe nënkryetarit të Listës Serbe Sllavko Simiç të cilët flasin për politikanin famëkeq serb Radoiçiç i shpallur non-grata nga amerika. Në foltore dhe karrigen e Kurtit, disa deputetë të opozitës kanë vendosur pankartat 'Zdravo' duke iu rreferuar skandalit të përgjimeve. Pasi kryeministri Albin Kurti mori fjalën në Kuvend duke folur për marrëveshjen me BE-në për të ulur tensionet, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka hedhur drejt tij ujë më shishe. Në këtë moment kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar, më pas situata ka dalë jashtë kontrollit.

dhune ne kuvendin e kosoves arben gashi

Sondazh

Poll