Bota

Vendosi pankartën 'Zdravo' në foltore/ Deputetja e PDK-së pyet Kurtin: A të përfaqëson Kusari-Lila në diskutimet me Radoiçiçin dhe Simiçin?

Sipas saj, publikimi i audio-incizimeve të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë një bisede me Sllavko Simiçin nga Lista Serbe është çështje shumë e rëndësishme, por të cilën partia në pushtet po mundohet që ta normalizojë duke prodhuar skandal.

13 Korrik 2023, 16:19 Nga a.l
Vendosi pankartën 'Zdravo' në foltore/ Deputetja e
Eliza Haxhiu

KOSOVË-  Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, në vazhdimin e seancës së Kuvendit për ditën e sotme i ka drejtuar një pyetje kryeministrit Albin Kurti sipas të cilës shprehet nëse ai përfaqëson deputeten Mimoza Kusari-Lila në bisedat me Radoiçiçin dhe Simiçin. 

Sipas saj, publikimi i audio-incizimeve të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë një bisede me Sllavko Simiçin nga Lista Serbe është çështje shumë e rëndësishme, por të cilën partia në pushtet po mundohet që ta normalizojë duke prodhuar skandal.

“E kam vetëm një pyetje për kryeministrin: A të përfaqëson Mimoza Kusari-Lila në diskutimet me Radoiçiqin dhe Simiqin? Dhe e kam një pyetje për deputetët e pozitës: A ju përfaqëson Mimoza Kusari-Lila me atë se çfarë flet me Radoiçiçin dhe Simiçin?”, ka thënë Hoxha para deputetëve.

Audio-përgjimi i Mimoza-Kusari Lilës dhe Slavko Simiç

Ditët e fundit janë publikuar disa audio-incizime të një bisede mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila si dhe Sllavko Simiçit nga Lista Serbe. Këto audio-incizime të publikuara nga gazeta “Nacionale”, ku përfshihen Kusari-Lila dhe Simiçi në një bisedë mes vete, kanë nxitur debat në opinion. Opozita akuzon pushtetin se ka koordinuar veprimet e tyre me Listën Serbe në projektligjet e ndryshme në Kuvend. Ndërkaq, nga partia në pushtet kanë thënë se audio-incizimet janë redaktuar dhe se qeveria nuk ka asnjë varësi nga Lista Serbe. 

dhune ne kuvendin e kosoves

Sondazh

Poll