Bota

Konjufca flet pas sherrit në Kuvend, kërkon reflektim nga deputetët: Sot ditë e vështirë për Kosovën! Duhet të vetëpërmbaheni

Kryeparlamentari shtoi se kjo është një sjellje që do të gjykohet nga qytetarët dhe nuk do të donte të përsëritej në Kuvend. 

13 Korrik 2023, 16:15 Nga a.l
Konjufca flet pas sherrit në Kuvend, kërkon reflektim nga
Glauk Konjufca

KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka folur për dhunën fizike që u pa sot në Kuvend. Pas pauzës dy orëshe pas situatës së krijuar, Konjufca ka thënë se këto ishin pamje të papranueshme, derisa kërkoi nga deputetët që të vetëpërmbahen.

“Ne e dimë që jemi shtet i ri edhe Kuvendi dhe institucionet kanë përjetuar peripeci të llojllojshme, por së paku deri më sot kemi pasur imunitet të mirë që është vlerësuar edhe nga bota demokratike e ky imunitet që ju kemi rrezitu akteve të tilla është përleshja fizike. Kemi pasur probleme të natyrave tjera por jo në kuptimin fizik drejt fytyrës, kokës, trupave me ja mësy njëri-tjetrit siç e pamë sot”, tha Konjufca.

Kryeparlamentari shtoi se kjo është një sjellje që do të gjykohet nga qytetarët dhe nuk do të donte të përsëritej në Kuvend. 

Çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës?

Përplasje dhe tension në Kuvendin e Kosovës. Seanca nisi me reagimet e deputetëve të opozitës për publikimin e audi-përgjimeve të deputetes Mimoza-Kusari Lila dhe nënkryetarit të Listës Serbe Sllavko Simiç të cilët flasin për politikanin famëkeq serb Radoiçiç i shpallur non-grata nga amerika. Në foltore dhe karrigen e Kurtit, disa deputetë të opozitës kanë vendosur pankartat 'Zdravo' duke iu rreferuar skandalit të përgjimeve. Pasi kryeministri Albin Kurti mori fjalën në Kuvend duke folur për marrëveshjen me BE-në për të ulur tensionet, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka hedhur drejt tij ujë më shishe. Në këtë moment kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar, më pas situata ka dalë jashtë kontrollit.

dhune ne kuvendin e kosoves

Sondazh

Poll