Bota

Sherri në Kuvendin e Kosovës, 'JEHONË' në mediat e huaja, The Guardian: Kurti po fliste për uljen e tensioneve! Deputeti i opozitës e sulmoi

The Guardian shkruan gjithashtu se Partitë opozitare të Kosovës kanë kritikuar politikat e Kurtit në veri, të cilat kanë acaruar marrëdhëniet me aleatët kryesorë perëndimorë.

13 Korrik 2023, 15:46 Nga a.l
Sherri në Kuvendin e Kosovës, 'JEHONË' në mediat e
Sherri në Parlamentin e Kosovës

Përleshja në Kuvendin e Kosovës ka bërë bujë edhe në mediat e huaja. The Guardian ka sjellë një kronologji të ngjarjes, teksa shkruan se gjithçka nisi teksa kryeministri Kurti po fliste nga foltorja e Kuvendit dhe më pas është sulmuar nga deputeti i opozitës Mërgim Lushtaku. Prestigjozja britanike shkruan se sulmi nisi pasi një deputete e opozitës vendosi në foltoren ku po fliste kreu i qeverisë një foto të tij si 'Pinoku', zëvendëskryeministri më pas është ngritur dhe ka grisur letrën, si përgjigje deputeti Lushtaku është afruar drejt Kurtit, por është ndaluar nga ministrja Albulena Haxhiu dhe ministri Hekuran Murati. The Guardian shkruan gjithashtu se Partitë opozitare të Kosovës kanë kritikuar politikat e Kurtit në veri, të cilat kanë acaruar marrëdhëniet me aleatët kryesorë perëndimorë.

Prestigjozja britanike ka shpërndarë në kanlin në Youtube të gjithë skenën e sherrit. 

Incidenti ka bërë bujë edhe në mediat serbe dhe greke. Mediumi grek Zougla.gr përshkruan gjithashtu kronologjinë e ngjarjes. 

"Incidente kanë ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës gjatë një debati për gjendjen në katër komunat serbe në veri. Ndërsa kryeministri Albin Kurti ishte në podium dhe po fliste për përpjekjet e qeverisë për të ulur tensionin, një deputet i Partisë Demokratike ngjiti në foltore një foto të tij me një hundë të madhe si Pinocchio. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u ngrit nga karriget e qeverisë, e qëroi foton dhe e grisi në mënyrë të dukshme. Një tjetër deputet i Partisë Demokratike iu afrua Albin Kurtit duke mbajtur një shishe me ujë dhe e lau atë. Bislimi ka reaguar duke hedhur një shishe qelqi që goditi në kokë deputetin e Partisë Demokratike. Pasoi një sherr i përgjithshëm mes deputetëve të koalicionit dhe opozitës me shtytje dhe grushte derisa garda e parlamentit ndërhyri", shkruan mediumi grek. 

Ndërsa mediumi Blic.rs shkruan se "gjithçka nisi mëngjesin e sotëm kur deputetët e opozitës vendosën në foltore një pankartë me fjalën “Zdravo” në seancën e sotme, ndërsa pankartës i shtuan edhe foton e Kurtit. Pak para incidentit, deputeti i Kurtit Besnik Bisljimi është ngritur në këmbë, i ka hequr fotografinë Kurtit dhe e ka grisur. Deputetët e opozitës e kanë fyer Kurtin gjatë gjithë kohës teksa ai fliste për situatën në veri të Kosovës, duke e cilësuar si “llum”.

Çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës? 

Përplasje dhe tension në Kuvendin e Kosovës. Seanca nisi me reagimet e deputetëve të opozitës për publikimin e audi-përgjimeve të deputetes Mimoza-Kusari Lila dhe nënkryetarit të Listës Serbe Sllavko Simiç të cilët flasin për politikanin famëkeq serb Radoiçiç i shpallur non-grata nga amerika. Në foltore dhe karrigen e Kurtit, disa deputetë të opozitës kanë vendosur pankartat 'Zdravo' duke iu rreferuar skandalit të përgjimeve. Pasi kryeministri Albin Kurti mori fjalën në Kuvend duke folur për marrëveshjen me BE-në për të ulur tensionet, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka hedhur drejt tij ujë më shishe. Në këtë moment kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar, më pas situata ka dalë jashtë kontrollit.

dhune ne kuvendin e kosoves

Sondazh

Poll