Bota

Zjarr në malin Uran në Rusi, digjen 40 ndërtesa

Fillimisht kanë marrë flakë 13 pallate, mes tyre edhe objekte banimi. Megjithatë, numri shpejt u rrit në 27, dhe sipas të dhënave të fundit, tani ka arritur në 40.

13 Korrik 2023, 15:40 Nga a.l
Zjarr në malin Uran në Rusi, digjen 40 ndërtesa
Zjarr në banesën në Rusi

RUSI- Një zjarr i madh shpërtheu të mërkurën në fshatin Shaydurikha në Ural në rajonin qendror perëndimor të Rusisë Sverdlovsk, si pasojë e të cilës 40 ndërtesa kanë filluar të digjen. 

Ministria ruse e Emergjencave tha se një helikopter, 140 zjarrfikës dhe 46 pajisje janë duke punuar për të shuar zjarrin. Sipas Valery Gorelykh, kreu i zyrës rajonale të Ministrisë së Brendshme, zjarri filloi në një bazë turistike jo shumë larg fshatit, por u përhap shpejt në vendbani, shkruajnë mediat e huaja. 

Fillimisht kanë marrë flakë 13 pallate, mes tyre edhe objekte banimi. Megjithatë, numri shpejt u rrit në 27, dhe sipas të dhënave të fundit, tani ka arritur në 40.

Për momentin nuk ka informacione për viktima, thanë autoritetet lokale, të cilat filluan evakuimin e banorëve nga fshati. Shkaku i zjarrit po hetohet nga autoritetet lokale. Malet Ural e ndajnë Rusinë në pjesë perëndimore dhe lindore. 

zjarr ne rusi

Sondazh

Poll