Bota

E çuditshme/ Gjenden 5 dema të ngordhur në SHBA, s’kishin asnjë pikë gjaku në trup

14 Tetor 2019, 15:29 Nga DOSJA
E çuditshme/ Gjenden 5 dema të ngordhur në SHBA, s’kishin

OREGON – 5 dema të rinj, janë gjetur të ngordhur në mënyrë misterioze, nga qentë e sherifave të Oregonit, teksa po kryenin kontrrollin e tyre rutinë të përditshëm, në zonat rurale të vendit.

Demat janë gjetur pa gjuhë, organe gjenitale dhe pa asnjë pikë gjaku në trupin e tyre.

Për më tepër prerja e organeve nga trupi i demave, është kryer në mënyrë të përsosur, sikur të ishte kryer nga ndonjë mjek kirurg, madje sherifët nuk e përjashtojnë mundësinë që ngordhja e demave mund të jetë kryer nga ndonjë ekspert mjekësor.

Por ende nuk kuptohet sesi në trupin e tyre nuk ka as edhe një pikë gjaku.

Në vendin ku janë dhe trupat e pajetë të demave, çuditërisht nuk ka asnjë korb, apo kojotë, dhe ngordhja e tyre mbetet një nga misteret më të mëdha të këtij muaji në Oregon.

Një dem kushtonte përafërsisht 6000 dollarë, por pjesët që u janë marrë, nuk kanë ndonjë vlerë të madhe në treg.

Asnje shenjë nuk është lënë në trupat e demave, dhe mbetet ende mister mënyra se si i kanë bërë demat që të bien në tokë, pasi në trupat e tyre nuk duket asnjë shenjë plumbi, apo injektimi të ndonjë qetësuesi.

E çuditshme është mënyra se si mund të kenë hedhur në tokë, dema të atyre përmaseve.

Teoritë e vendasëve për këtë që ka ndodhur janë të ndryshme, e disa madje fajësojnë jashtëtokësorët për ngordhjen e demave.

Burimi: ScienceAlert

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota mister ne oregon ngordhin 5 dema mister ne oregon ngordhin 5 dema

Sondazh

Poll