Bota

Pas anullimit të lojës për shkak të tajfunit, lojtarët kanadez të ragbisë vendosin të ndihmojnë njerëzit e qytetit

14 Tetor 2019, 14:15 Nga DOSJA
Pas anullimit të lojës për shkak të tajfunit, lojtarët

JAPONI – Ekipi kanadez i ragbisë, ka kryer një veprim mjaft humanitar i cili ka bërë xhiron e rrjetit.

Pas anullimit të ndeshjes së tyre, për shkak të rrezikut të tajfunit famëkeq që goditi Japoninë, ata kanë  dalë në rrugë dhe kanë vendosur t’i bashkohen misonit të shpëtimit, duke ndihmuar njerëzit e qytetit të Kamaishit.

Tajfuni e goditi Japoninë gjatë kohës që ajo po zhvillonte botërorin e ndeshjeve të ragbisë, duke bërë kështu që shumë ndeshje si përshembull Francë – Angli ,  Zelandë e Re- Itali, apo Kanada – Namibi të anulloheshin.

Tajfuni ka shënuar të paktën 31 viktima, dhe 186 të plagosur, ndërkohë që rreth 200.000 banorë janë nxjerrë  nga shtëpitë e tyre.

Burimi: CNN

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ekipi kanadez i ragbise tajfuni japoni ekipi kanadez i ragbise tajfuni japoni

Sondazh

Poll