Bota

Mori pjesë në protestat për ngrohjen globale, arrestohet princesha e Belgjikës në Londër

14 Tetor 2019, 11:18 Nga DOSJA
Mori pjesë në protestat për ngrohjen globale, arrestohet

LONDËR- Princesha belge Esmeralda, tezja e mbretit belg Philippe të Belgjikës është arrestuar dje në Londër. Ajo është një nga 1290 persona të tjera të arrestuar gjatë ditëve të fundit. Princeshë Esmeralda ishte pjesë e një proteste masive në Londër për klimën “Extinction Rebellion”. Lajmi për arrestimin e princeshës është bërë i ditur nga Shoqata e Mjedisit.

Princeshë Esmeralda u dërgua në stacionin e policisë Camden në kryeqytetin britanik, por më pas është lënë e lirë, pasi nuk kishin akuza të mjaftueshme. Përmes një postimi në Twitter, princeshë Esmeralda shkruante: “Teksa isha sëbashku me shumë protestues të tjerë, unë u arrestova. Emergjenca Klimatike na bën thirrje të gjithëve që t’i presim qeveritë të veprojnë me urgjencë”.

Princeshë Esmeralda ka lindur në Bruksel në kështjellën e Stuyvenberg, në periferi të Brukselit. Por ajo ka zgjedhur të jetojë në Londër, ku punon si gazetare dhe kineaste dokumentarësh./ Marrë nga Skynews

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arrestohet princesha e belgjikes ne londer arrestohet princesha e belgjikes ne londer

Sondazh

Poll