Bota

Sulmet e Turqisë në Siri, BE jep dritën jeshile për sanksionet, Mogherini: Operacioni i tyre po fuqizon ISIS

14 Tetor 2019, 14:06 Nga DOSJA
Sulmet e Turqisë në Siri, BE jep dritën jeshile për

BRUKSEL– Bashkimi Europian i ka hapur dritën jeshile sanksioneve ndaj Tuqisë, pas sulmeve ndaj kurdëve në Turqi.

Në një konferencë për shtyp, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini tha se Tuqia ishte një aleate e BE-së por sulmet e saj ishin të gabuara.

Sipas saj, sulmet në Siri po i hapnin rrugë “rigjenerimit” të organizatës terroriste ISIS, duke marrë parasysh ndihmën e kurdëve në luftën ndaj tyre.

“Kishim një vendosmëri unanime ku secili vend kontribuoi në mënyrë aktive dhe kishte konsensus nga 28 vendet anëtare për masa kufizuese.  Ky operacion ushtarak po i hap rrugë ISIS për të ringritur territore. Tuqia është aleati ynë por ajo që po bën është e gabuar. ISIS nuk është mposhtur plotësisht. Ata që për Tuqinë janë terroristë për ne nuk janë. ISIS është një shqetësim serioz për Evropën,”- tha Mogherini.

Sanksione janë ngirtur kundër kompanive turke dhe individëve të përfshirë në shpimin e gazit në Detin Mesdhe pranë territorit të vendit anëtar në BE, Qipros. Shumë diplomatë të huaj mendojnë se Turqia kaloi më shumë sesa një kufi fizik kur hyri në veri të Sirisë javën e kaluar për të sulmuar fortesat kurde të Sirisë – duke rrezikuar gjithashtu luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Ovensivat turke në Siri kanë nisur që në javën e shkuar, dhe deri më tani kanë shkaktuar qindra viktima.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota be sanksionon turqine sulmet e turqise ne siri sulmet ne siri be sanksionon turqine sulmet e turqise ne siri sulmet ne siri

Sondazh

Poll