Bota

E varrosur për së gjalli në një enë balte, çfarë i kishte ndodhur foshnjes së porsalindur në Indi

14 Tetor 2019, 15:08 Nga DOSJA
E varrosur për së gjalli në një enë balte,

INDI – Antarët e një familjeje janë shtangur teksa kishin shkuar për të varrosur vajzën e tyre të pajetë, këtë të shtunë në varresat e qytetit Uttar Pradesh në Indi.

Familjarët ndodheshin në varreza për të varrosur vajzën e tyre, e cila kishte lindur e pajetë, kur kanë dëgjuar të qarat e një fëmije që vinin nga toka e afërt me varrin e vajzës së tyre.

Të shqetësuar nga të qarat aspak të zakonta, familjarët kanë gërmuar përafërsisht 1 metër dhe kanë zbuluar një enë të madhë rrumbullake prej balte, të groposur nën tokë.

Pasi e kanë marrë enën  dhe e kanë hapur, në të kanë gjetur një foshnje të porsalindur, e cila mrekullisht ishte ende gjallë.

Familjarët të tmerruar, kanë lajmëruar në mënyrë urgjente policinë, e ndërkohë kanë ushqyer beben e porsagjetur.

Policia ka filluar menjëherë kërkimin për fatin tragjik të bebes, dhe për të gjetur prindërit e saj.

Foshnja është dërguar në spital ku i janë bërë të tëra analizat përkatëse dhe është nën vëzhgimin konstant të mjekëve, pasi ende nuk e ka marrë tërësisht veten.

Stafi i spitalit ka vendosur ta quajë foshnjen Sita, dhe ajo është e preferuara e mjekëve në spitalin e qytetit.

Burimi:IndiaToday

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota foshnja e porsalindur gjendet e varrosur per se gjalle india foshnja e porsalindur gjendet e varrosur per se gjalle india

Sondazh

Poll