Bota

Çmimin Nobel në Ekonomi e rrëmbejnë 3 ekonomistët amerikanë

14 Tetor 2019, 12:49 Nga DOSJA
Çmimin Nobel në Ekonomi e rrëmbejnë 3 ekonomistët

SUEDI- Çmimin Nobel në Ekonomi për 2019 e kanë rrëmbyer 3 ekonomistët amerikanë Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kremer. Ky çmim u shpall në Akademinë Mbretërore Suedeze.

Akademia Mbretërore Suedeze zgjodhi si fitues të këtij çmimi prestigjioz 3 ekonomistët me motivacionin për ‘’zbutjen e varfërisë anembanë botës’’. ‘’Kërkimet e tyre të kryera nga këta 3 fitues kanë përmirësuar aftësinë tonë për të luftuar varfërinë’’, shkruhet në deklaratën e Akademisë Mbretërore Suedeze.

3 ekonomistët arritën të programonin çështjet madhore të varfërisë në seksione më të lehta për t’u zgjidhur, menaxhimi i të ardhurave të arsimit dhe financimi i shëndetit të fëmijëve.

‘’Si rezultat i njërit prej studimeve më shumë se 5 milionë fëmijë indianë përfituan nga programet efikase të edukimit praktik në shkolla’’, citon Akademia Mbretërore Suedeze./ marrë nga nobelprize.org

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 3 ekonomistët amerikanë abhijit banerjee çmimi nobel në ekonomi 2019 esther duflo michael kremer 3 ekonomistët amerikanë abhijit banerjee çmimi nobel në ekonomi 2019 esther duflo michael kremer

Sondazh

Poll