Bota

Vritet në burg pedofili më famëkeq i Anglisë, përdhunoi mbi 200 fëmijë

14 Tetor 2019, 13:23 Nga DOSJA
Vritet në burg pedofili më famëkeq i Anglisë, përdhunoi

ANGLI – Richard Huckle, është therur për vdekje gjatë mbrëmjes së djeshme, në qelinë e tij të burgut anglez, ku ai po vuante 22 dënime të përjetshme.

33-vjeçari është konsideruar si një nga pedofilët më të tmerrshëm të Anglisë, pasi ai kishtë përdhunuar rreth 200 fëmijë, që i përkisnin moshave nga 6 muajsh e deri në 13 vjeç.

Policia raporton se mjeti i përdorur për të vrarë pedofilin, ishte i sajuar me mjete rrethanore në burg, dhe se ai është vrarë gjatë kohës që ka qenë duke fjetur gjumë.

Në celularin e 33-vjeçarit në momentin e arrestimit janë gjetur rreth 20.000 foto me kontekst seksual që ai i kishte kryer me fëmijët.

Gjithashtu atij i janë gjetur disa shkrime në rrjetet sociale, ku thoshte se fëmijët e vendeve të treta, konkretisht fëmijët e vendeve aziatike, janë shumë më të thjeshtë për t’u abuzuar pasi ata nuk kanë njeri që t’i mbrojë apo të kujdeset për ta.

Richard i shihte fëmijët si qentë e tij besnikë, dhe gjatë arrestimit dhe daljes në gjyq ai nuk tregoi asnjë shenjë pendimi apo keqardhje për veprimet e tij.

Burimi: Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota richard huckle vritet pedofili ne angli richard huckle vritet pedofili ne angli

Sondazh

Poll