Bota

Nisi sherrin në Kuvendin e Kosovës/ Lushtaku: Reagimi im ishte kundër Radoiçiçit dhe argatëve te tij

Gjithçka nisi pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi  hoqi foton e Kurtit që ishte vendosur nga opozita te pankarta “Zdravo”.

13 Korrik 2023, 13:58 Nga a.l
Nisi sherrin në Kuvendin e Kosovës/ Lushtaku: Reagimi im ishte
Mërgim Lushtaku sulmon Kurtin në Parlament

KOSOVË-  Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas përplasjes së sotme në Kuvend, ku fillimisht hodhi ujë në drejtim të Kryeministrit Albin Kurti e më pas u përplas me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe Ministrin e Financave, Hekuran Murati. Në një postim në rrjete sociale Lushtaku shkruan se veprimi i tij erdhi kundër Radoiçiçit, i cili përmendet në audio-përgjimin e deputetes Mimoza Kusari-Lila dhe nënkryetarit të Listës Serbe Sllavko Simiç. 

“Reagimi im ishte kundër Radojcicit dhe argatëve te tij”, ka shkruar Lushtaku. 

Gjithçka nisi pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi  hoqi foton e Kurtit që ishte vendosur nga opozita te pankarta “Zdravo”. Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku hodhi ujë me shishe drejt kryeministrit Albin Kurti, teksa ai po mbante fjalim në foltore. Pas kësaj zëvendëskryeministri Bislimi gjuan me shishe Lushtakun, ku afrohen Ministri Hekuran Murati dhe Ministrja Albulena Haxhiu. Lushtaku shtyn këta të fundit. Më pas afrohet edhe deputeti tjetër i PDK-së, Hajdar Beqa dhe deputeti i VV-së, Armend Muja dhe situata del jashtë kontrollit.  Kryeparlamentari Glauk Konjufca thërret Policinë e Kosovës për të neutralizuar situatën.   

 

mërgim lushtaku albin kurti dhune ne kuvendin e kosoves

Sondazh

Poll