Politike

'E keni bërë pis parlamentin'/ Vokshi: Kërkojmë përjashtimin e Ermonela Felajt nga seanca

Vokshi i bën thirrje deputetëve socialistë që të distancohen nga çështja e Ahmetajt. 

13 Korrik 2023, 12:04 Nga A.B
'E keni bërë pis parlamentin'/ Vokshi: Kërkojmë
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi deklaroi se kërkesa e PD-së për të përjashtuar nga seanca deputeten Ermonela Felajn nuk është përmbushur. Ajo i bën thirrje deputetëve socialistë që të distancohen nga çështja e Ahmetajt. 

'Sa miliona shkojnë nga taksat tona për këtë organizatë të strukturuar kriminale, ku pjesa më e madhe janë arratisur. Kemi bërë një kërkesë që ju të merrni masa bazuar në rregullore për përjashtimin e Ermonela Felaj. E keni bërë pis këtë parlament, nuk shihet më. Të gjithë qytetarët po shohin parlamentin. 

Unë i bëj thirrje maxhorancës, socialistëve të ndershëm që të distancohet'- tha Vokshi. 

albana vokshi

Sondazh

Poll