Aktualitet

Vettingu në Polici/ Nga sot në sitë 300 punonjësit me gradat më të larta

14 Tetor 2019, 11:19 Nga DOSJA
Vettingu në Polici/ Nga sot në sitë 300 punonjësit me gradat

Tiranë- Ditën e sotme ka nisur Vettingu në Polici, ku po kalojnë në filtër të gjithë personat që mbajnë gradat më të lartë në Policinë e Shtetit.

Sipas informacioneve të fundit, do të kalojnë në sitë 300 punonjësit me gradat më të larta në hierarkinë e Policisë së Shtetit.

Mësohet se përpara se të analizohen dosjet e personave në fjalë, efektivët e policisë do t’i nënshtrohen një testi psikologjik.

Proçesi i kontrollit të pasurisë, pastërtisë së figurës, etj do të kryhet nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. Prej kohësh është paralajmëruar se ndër të parët që do kalojë në proçesin e vettingut do të jetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu si dhe 12 drejtorët e qarqeve.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nis vettingu në polici nis vettingu në polici

Sondazh

Poll