Politike

'Ka ardhur nga Himara?'/ Bardhi 'urdhëron' mazhorancën: Merrni guximin, kërkojini Ramës që të vijë në seancë

Nikolla i tha se askush nuk mund t'i japë atyre urdhëra. 

13 Korrik 2023, 11:57 Nga A.B

'Ka ardhur nga Himara?'/ Bardhi 'urdhëron'

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi kërkoi nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla që të pyesin kryeministrin Edi Rama se kur do të vijë në Kuvend. Bardhi tha se Rama ndodhet në Himarë, e kërkoi të dijë se kur do të kthehet në Tiranë.

Nga ana tjetër, Nikolla i tha se askush nuk mund t'i japë atyre urdhëra. 

Gazment Bardhi: Keni komunikuar me kryeministrin apo jo? Ka ardhur nga Himara apo jo? A ka marrë helikopterin, a ka një sens pëgjegjësie. Po nuk shtyhet duke u fshehur pas Rrajave, Ahmetajt dhe Felaj. Merrni guximin, kërkojini që të vijë në seancë. Pse fshihet sa herë ka një skandal.

Nikolla: Qetësohu dhe mos na jepni detyre si kryetar i Parlamentit. Rri i qetë, nëse jeni mësuar që të merrni detyra me sms, jeni ju jo të gjithë.

gazment bardhi seance plenare 13 korrik 2023

Sondazh

Poll