Bota

Lufta në Kosovë/ E mbijetuara e dhunës seksuale dorëzon padi në Prokurori: Ndaj me ju dhimbjen që kam në shpirt

14 Tetor 2019, 10:50 Nga DOSJA
Lufta në Kosovë/ E mbijetuara e dhunës seksuale dorëzon padi

KOSOVË- Një tjetër viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale të Kosovës një kallëzim penal për të kërkuar drejtësi për atë që i ka ndodhur. Pas Vasfije Krasniqi, Shyhrete Tahiri Sulejmani është e mbijetuara e dytë që kërkon publikisht të dënohen dhunuesit e saj.

Shyhrete Tahiri ka falenderuar të gjithë ata që po e përkrahin dhe tha se këtë po e bën që t’iu japë mbështetje të gjithë atyre që kanë përjetuar të njëjtin tmerr. Ajo theksoi se nuk është aspak e lehtë që të ndahet me njerëz të tjerë ajo dhimbje që kanë në shpirt dhe shprehet se kërkon drejtësinë e saj.

Sot jam këtu me nda me juve dhimbjen qe kam në shpirt edhe përfaqësoj të gjitha nënat, vëllezërit e bijat që atë dhimbje e kanë të njëjte dhimbje si unë. Nuk është e lehtë aspak me nda atë dhimbje të shpirtit, jam këtu me nda drejtësinë, me lyp drejtësinë time. Jam këtu të ndaj me ju dhimbjen që kam në shpirt dhe dua t’u jap kurajë atyre që vuajnë si unë. Nuk është e lehtë aspak të ndash atë dhimbje të shpirtit që thyen zemrat e s’bëhen më kurrë bashkë. Jam këtu të kërkoj drejtësinë time“, rrëfeu ajo.

Teksa ndodhej krah viktimës së dhunës seksuale, Shyhrete Tahiri, drejtoresha e Qëndrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të torturës *QKRMT”, Ferida Rushiti tha se asnjë person nuk është dënuar në lidhje me këto dhunime e krime gjatë luftës.

Duam t’i mobilizojmë edhe gratë e burrat që të kërkojnë drejtësi për këtë krim lufte. Ato kanë përjetuar dhunë, keqtrajtim gjatë periudhës së luftës. Ju të gjithë e dini në nëntorin e vitit të kaluar me daljen e Vasfijes me historinë e saj të dhimbshme, e cila tani është bërë publike edhe ndërkombëtarisht, po ndikuar që edhe të tjera të rrëfehen. Unë afër e kam një zonjë shumë të respektuar që ka përjetuar këtë krim, tmerr e keqtrajtim gjatë periudhës së luftës“, u shpreh ajo.

Vasfije Krasniqi ishte e para nga të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë që në muajin prill doli publikisht dhe kërkoi që dhunuesit e saj të dënohen. Ajo ka themeluar organizatën “DRejtësi për të gjithë”, ku nëpërmjet saj kërkon të zbardhen të vërtetat.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni e mbijetuara e dhunes seksuale lufta në kosovë padi ne prokurori e mbijetuara e dhunes seksuale lufta në kosovë padi ne prokurori

Sondazh

Poll