Korreshi shpërthen ndaj Felajt: Urgjentisht të dalë jashtë Kuvendit, s’mund të përdorë fjalor rruge
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka reaguar ashpër ndaj mospranimit të kërkesës së ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat u fokusua tek çështja Ahmetaj, ku fajësoi kryetaren e Kuvendit Lindita Nikollën që sipas tij fshehu njoftimin e SPAK, e ndërsa bëri deputeten e PS-së Ermonela Felaj bashkëpunëtore në krim.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat u fokusua tek çështja Ahmetaj, ku fajësoi kryetaren e Kuvendit Lindita Nikollën që sipas tij fshehu njoftimin e SPAK, e ndërsa bëri deputeten e PS-së Ermonela Felaj bashkëpunëtore në krim. Në reagimin për media ai tha se kryetarja e Parlamentit mban dy qëndrime të ndryshme. E para se ka marrë të hënën njoftimin nga prokuroria. Ndërkohë kur prokuroria speciale deklaron se ka sjellë të premten në parlament kërkesën për arrestimin. Ai shënjestroi edhe deputeten Felaj se me një gjuhë të shthurur, iu drejtua deputetit dhe kryetarit të grupit parlamentar, Gazment Bardhi, i cili kërkonte që kryeministri Rama të ishte në Parlament.
"Para ngjarjes më të rëndë në 32 vite në rrafshin zyrtar dhe moral, arratisjes së zëvendëskryeministrit dhe superministrit të Edi Ramës, siç e shihni ju, deputetët e partisë së tij sillen sikur të ishin të gjithë Arben Ahmetër. Në mënyrën më të padenjë, duartrokasin sikur ka ndodhur një ngjarje e gëzueshme dhe jo një zhvillim më amoral në rrafshin zyrtar në 32 vitet e fundit.
Këta janë bashkëpunëtorë në krim me Arben Ahmetajn. Së pari, kryetarja e parlamentit deklaron se ka marrë vetëm të hënën njoftimin nga prokuroria. Ndërkohë kur prokuroria speciale deklaron se ka sjellë të premten në parlament kërkesën për arrestimin.
Tani, kush gënjen këtu? Unë nuk besoj se gënjen prokuroria. Zonja, në vend që të kërkojë një hetim brenda administratës së parlamentit dhe të ndëshkojë ata që supozon se ia kanë fshehur kërkesën deri ditën e hënë, ndonëse nuk ka mëkat në të cilin nuk është e implikuar vetë, atëherë në vend që të akuzojë prokurorinë, se kjo është një akuzë, duhet të bëjë një hetim të plotë brenda parlamentit, kush ia fshehu asaj.
Por ajo është vetë në këtë aferë. Së dyti, ju e dëgjuat reagimin më të padenjë të një zonje në memorien time në parlament. Se si me gjuhë të shthurur, iu drejtua deputetit dhe kryetarit të grupit tjetër parlamentar, Gaz Bardhi, i cili vetëm kërkonte të jetë kryeministri në parlament.
Dhe i tha të vërtetën në sy se zonja Felaj citohet rëndë në aktakuzë. Kjo mjaftoi që t’i heqë gojës çdo fre. Dhe zonja kryetare u tregua solidare me të, duke e mbajtur aty si dëshmi të banalitetit të një zonje që nuk kontrollon gjuhën e vetë.
Siç e shihni, kemi të bëjmë me një situatë të inkriminuar. Vetë Edi Rama, që është padrinjo e organizatës kriminale, ia mbath sikur nuk ka ndodhur asgjë. Por kjo është java e zhvillimeve më dramatike në historinë e vendit", tha Berisha.
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka reaguar ashpër ndaj mospranimit të kërkesës së ...
Ulsi Manja TIRANË- Me tensione dhe debate është shoqëruar seanca e sotme parlamentare. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja...
Gazment Bardhi TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka zbuluar diskutimet në mbledhjen e Këshillit të Mandateve n...
Kuvendi TIRANË- Seanca e sotme plenare u shoqërua me tensione dhe akuza të shumta. Që në nisje të seancës opozita kë...
Jorida Tabaku TIRANË- Duke bërë një bilanc të punës, deputetja demokrate Jorida Tabaku demostroi përmes shifrave se kan...
Gazment Bardhi, Ermonela Felaj TIRANË- Akuza të forta dhe ofendime u bënë nga deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ...
Edmond Spaho TIRANË- Deputeti i opozitës Edmond Spaho deklaroi ditën e sotme në Kuvend se kryeministri Edi Rama duhet të japë...
“Këtu është për të qarë e për të qeshur dhe skam ndërmend të flas për procedurë. As kam nd&e...
Etilda Gjonaj TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj, ka shprehur qëndrimin e saj në lidhje me kërkesën pë...
Jorida Tabaku TIRANË-Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka sulmuar maxhorancën duke theksuar se qeveria duhet të jap llogari...