Politike

Korreshi shpërthen ndaj Felajt: Urgjentisht të dalë jashtë Kuvendit, s’mund të përdorë fjalor rruge

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka reaguar ashpër ndaj mospranimit të kërkesës së dorëzuar nga opozita, të cilët kërkuan ndryshimin e rendit të ditës dhe votimin e kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e Arben Ahmetajt.

13 Korrik 2023, 11:41 Nga DOSJA
Korreshi shpërthen ndaj Felajt: Urgjentisht të dalë jashtë
Saimir Korreshi
 
TIRANË- Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka reaguar ashpër ndaj mospranimit të kërkesës së dorëzuar nga opozita, të cilët kërkuan ndryshimin e rendit të ditës dhe votimin e kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e Arben Ahmetajt. 

Me tone të larta ai tha se kjo është një situatë e turpshme, duke iu drejtuar nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj. Ai kërkoi që të dalë jashtë Kuvendit, pasi përdor fjalor aspak etik.

“Është e turpshme, nuk e vendos ti kush deputet duhet të flasë dhe kush jo. Kjo zonja këtu duhet të dalë jashtë, urgjent se fjalor rrugaçësh e rruge këtu nuk mund të përdorë. Shoku Ramë na mori malli ta shohim, ta përqafojmë lartmadhninë të marrë defin e ti bashkohet ansamblit të Myzeqesë”, tha Korreshi. 

Sondazh

Poll