Politike

"Hajdute, gjobaxhie"/ Bardhi ia numëron Felajt: O familje hajdutësh! Burri yt vë gjoba, ka marrë ryshfet 1.5 mln euro nga 4 biznese (VD)

Bardhi i tha se Felaj është pjesë e dosjes së SPAK bashkë me Ahmetajn, ndërsa iu drejtua duke i thënë se është “hajdute dhe familje hajdutësh”.

13 Korrik 2023, 11:08 Nga A.B
"Hajdute, gjobaxhie"/ Bardhi ia numëron Felajt: O familje
Gazment Bardhi, Ermonela Felaj

TIRANË- Akuza të forta dhe ofendime u bënë nga deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ndaj socialistes Ermonela Felaj pasi kjo e fundit iu drejtuar kreut të grupit të PD duke i thënë ‘palaço’. Bardhi i tha se Felaj është pjesë e dosjes së SPAK bashkë me Ahmetajn, ndërsa iu drejtua duke i thënë se është “hajdute dhe familje hajdutësh”, dhe që ka pushtuar Prokurorinë e Tiranës për t’i vënë gjoba bizneseve dhe qytetarëve.

Debati në Kuvend:

Gazment Bardhi: Kjo mungesë kuraje nga ana juaj është tregon se jeni në interes personal të Edi Ramës. S’është çështja e te Rrahman Rraja nëse nuk do kishte dakordimin e Ramës. As Ahmetaj, as Gjikunuri etj. Na tregoni ju procedurat ju? Për cilat procedurat te të drejtat e  Ahmetajt. Nëse do të mbrohet ai mos të arratiset, të vijë në parlament të japë llogari dhe mos të shkojë nga aeroporti në aeroport me lekët që na ka vjedhur. Pastaj mos na tregoni ju që i fusni me urgjencë ligjet për kanabisin.Ju jeni fasada e inceneratorëve... i nxorët të gjithë pa përgjegjësi nga Felaj te Gjiknuri. Vetëm te incneratorët pas 6 orësh e con 220 mijë euro... Ata duan t’i japin kohë Ahmetajt që të prishë provat. Rama duhet të vijë që të japë llogari së si po shkojnë negociauat. Duhet të vijë që të japë llogari për udhëtimet e Damian Gjiknurit. Se kisha vënë një sfidë me Gjiknurin, se më tha; o ti ose unë dhe vërteto udhëtimet me Mërtirin dhe Zoton. U vërtetuan udhëtimet. Ndaj s’ka ardhur këtu. Më mirë të lërë mandatin”.

Në këtë moment, Felaj iu përgjigj duke i thënë "Palaço". (Bardhi i duartroket me ironi)

Bardhi: Palaço mua më ka thënë krye mafiozi yt dhe kur vjen nga një gjobaxhie që ke pushtuar prokurorinë  e Tiranës, yt shoq ka marrë ryshfet 1.5 mln euro nga katër biznese, kjo je ti, je një hajdute, një gjobaxhie që ke guxim dhe flet, je pjesë e dosjes, ke pushtuar prokurorinë e Tiranës për ti vënë gjoba bizneseve dhe qytetarëve. Ti! Ti dhe një pjesë prej… Mbylle moj gore gojën! Moj Hajdute!/Dosja.al

gazment bardhi seance plenare 13 korrik 2023

Sondazh

Poll