Politike

Manja: Po i shërbeni krimit, heshtja jonë është në respekt të drejtësisë

Manja tha se ata po i shërbejnë krimit dhe se sot po thonë në seancë porositë që kanë marrë nga krimi.

13 Korrik 2023, 11:23 Nga A.B
Manja: Po i shërbeni krimit, heshtja jonë është në
Ulsi Manja

TIRANË- Me tensione dhe debate është shoqëruar seanca e sotme parlamentare. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur opozitës të cilët kërkojnë praninë e Ramës në Kuvend për çështjen e Arben Ahmetajt. Manja tha se ata po i shërbejnë krimit dhe se sot po thonë në seancë porositë që kanë marrë nga krimi. 

Rri pa merak Flamur se edhe unë për procedurë e mora fjalën. Vazhdojmë me rendin e ditës sepse heshtja jonë sot ka të bëjë me respektin për drejtësinë, por jo për respektin e kësaj pjese sepse kur të mbërrijë puna për të na bërë moral për ndershmërinë, politikën, e drejtësinë një pjesë e juaja këtij është fundi i parlamentarizmit. Heshtja jonë ka të bëjë vetëm me patë për të cilën në korrik të 2016 u pajtuam për të bërë reformën në drejtësi. Kjo që i bëni ju është shërbimi më i mirë që ju i bëheni krimit, se këto porosi keni marrë nga krimi dhe mesazhin e krimit e sillni këtu.

Retorika politike e këtij krahut të djathtë i shërben krimit. Nuk e ndihmon drejtësinë të bëjë punë e vet. Mos e merrni heshtjen tonë për dobësim, heshtja jonë është respekt për drejtësinë dhe ligjin”, tha Manja.

ulsi manja seance plenare 13 korrik 2023

Sondazh

Poll