Politike

Tabaku: Kemi çuar para drejtësisë 55 persona, 3 prej tyre zyrtarë të lartë! Ahmetaj s’është këtu, dështim i shtetit

Ajo u shpreh se prej 7 vitesh, PD-ja ka denoncuar çështjen e incineratorëve ndërsa sot para drejtësisë kanë dalë 21 nga 55 personat e denoncuar, 3 prej tyre zyrtarë të lartë.

13 Korrik 2023, 11:18 Nga DOSJA
Tabaku: Kemi çuar para drejtësisë 55 persona, 3 prej tyre
Jorida Tabaku

TIRANË- Duke bërë një bilanc të punës, deputetja demokrate Jorida Tabaku demostroi përmes shifrave se kanë çuar para drejtësisë 55 persona, 3 prej tyre zyrtarë të lartë. Ajo u shpreh se prej 7 vitesh, PD-ja ka denoncuar çështjen e incineratorëve ndërsa sot para drejtësisë kanë dalë 21 nga 55 personat e denoncuar, 3 prej tyre zyrtarë të lartë. 

Ajo shtoi më tej se dosja për Durrësin dhe Tiranën është në proces e sipër, dhe se Ahmetaj është i pari që akuzohet për Tiranën. Tabaku tha se PD-ja për 7 vite denoncoi çështjen e incineratorëve, dhe sot para drejtësisë kemi 3 zyrtarë të lartë.

"Ne kemi çuar para drejtësisë 55 persona, ndërkohë që sot janë 21 prej tyre. Unë besoj lajmi i mirë është që dosja për Durrësin dhe Tiranën është në proces e sipër. Ahmetaj është i pari që akuzohet për Tiranën, dhe pres që të vazhdojë akoma. Kemi kryetarin e Bashkisë, që nuk është thirrur akoma për të dëshmuar.

Sot është një lajm i mirë që PD-ja për 7 vite denoncoi çështjen e incineratorëve, dhe sot para drejtësisë kemi 3 zyrtarë të lartë. Lajmi i keq është që z. Ahmetaj nuk është këtu dhe ky është dështim i shtetit, i parlamentit që nuk u mblodh në kohë, ta çojë atë përpara drejtësisë", tha ajo.

 

 

 

Sondazh

Poll