Politike

Kërkesa për arrestimin e Ahmetaj/ Gjonaj: Ndihem keq, do zbatojmë çfarë drejtësia ka vendosur

Ajo foli nga ambientet e jashtme të Kuvendit, ku nënvizoi se organet e drejtësisë nuk do të pengohen për të bërë punën e tyre.

13 Korrik 2023, 11:02 Nga DOSJA
Kërkesa për arrestimin e Ahmetaj/ Gjonaj: Ndihem keq, do zbatojmë
Etilda Gjonaj

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj, ka shprehur qëndrimin e saj në lidhje me kërkesën për arrestimin e Arben Ahmetaj. Ajo foli nga ambientet e jashtme të Kuvendit, ku nënvizoi se organet e drejtësisë nuk do të pengohen për të bërë punën e tyre. Gjonaj u shpreh se ndihet keq që kolegu i tyre do të shkojë në burg, por shtoi se tashmë kjo është një çështje që i takon drejtësisë.

“Ka pasur një vendimarrje dje në Këshillin e Mandateve, dhe vullneti është shumë i qartë për të lënë organet e drejtësisë për të bërë punën e tyre. Personalisht ndihem keq, por për sa kohë është një çështje që i takon drejtësisë, do zbatojmë çfarë drejtësia ka vendosur”, tha Gjonaj. 

Një ditë më parë, Këshilli i Mandateve vendosi t’i japë autorizim SPAK-ut për arrestimin dhe kontrollin e banesës së Ahmetajt. Mazhoranca dhe opozita në Këshill, ndonëse me raporte të ndryshme, ishin në një qëndrim të përbashkët sa i përket dhënies së autorizimit për kërkesën e SPAK-ut.

Sondazh

Poll