Politike

'Jepni llogari për ‘ish-yllin’ e Financave'/ DEKLARATA e Tabakut: Gjysma e grupit parlamentar të PS është në dosjen e SPAK

Tabaku tha se gjysma e grupit parlamentar të PS-së, përmendet në dosjen e SPAK, gjë që sipas saj sot qeveria duhej të largohej.

13 Korrik 2023, 11:00 Nga a,b
'Jepni llogari për ‘ish-yllin’ e Financave'/
Jorida Tabaku

TIRANË-Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka sulmuar maxhorancën duke theksuar se qeveria duhet të jap llogari për çështjen ‘Ahmetaj’. Tabaku tha se gjysma e grupit parlamentar të PS-së, përmendet në dosjen e SPAK, gjë që sipas saj sot qeveria duhej të largohej.

“Kërkesa jonë është e drejtë. Qeveria u bë avokate e tre personave në kërkim ndërkombëtar. Sot është minimumi që qeveria të japë llogari. Është turp që i keni dalë për zot kësaj vjedhje. Gjysma e grupit parlamentar të PS është në dosje, ka dhënë një tender, duhet të ishte larguar, të ulte kokën. Sot gjysma e qeverisë është përfshirë në këtë aferë. Sot qeveria nuk mund të fshihet.”, tha Tabaku.

jorida tabaku seance plenare 13 korrik 2023

Sondazh

Poll