Politike

Protestë për plehrat, Korreshi shkon me qesen plot në Kuvend: Pastrojini koret e shalqirit se na mbytët (FOTO)

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ka dalë në mbështetje të banorëve të cilët protestuan dje për mbeturinat në Lushnje.

13 Korrik 2023, 10:52 Nga DOSJA
Protestë për plehrat, Korreshi shkon me qesen plot në Kuvend:
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ka dalë në mbështetje të banorëve të cilët protestuan dje për mbeturinat në Lushnje. Ai tha para mediave se ka një mesazh nga banorët e Lushnjes, ndërsa mbante me vete një qese me plehra. Deputeti kërkoi që mjedisi të jetë i pastër, e për këtë thotë se çdo qytetar paguan taksat.

Protestë për plehrat, Korreshi shkon me qesen plot në Kuvend:

“Sot po ju përcjell një mesazh nga banorët e Lushnjës që dje kanë dalë në protestë për plehrat, që i kanë mu në mes të fshatit. Plehrat dhe koret e shalqirit kundërmojnë në rrugët e Lushnjës. Para se të na vijë hashash në Myzeqesë, ne kërkojmë që të pastrohen ato se vijnë erë, na mbytën. Ata thonë taksë gjelbërimi dhe vetëm jonxhën kanë aty”, thotë Korreshi. 

Protestë për plehrat, Korreshi shkon me qesen plot në Kuvend:

Dje, banorët e fshatit Grabian të Lushnjes dolën në protestë, pasi prej javësh në zonën e tyre depozitohen mbetjet e Bashkisë së Lushnjës dhe të Divjakës. Në një dalje për mediat, banorët thanë se nuk do të lejojnë makinat me plehra t’i hedhin mbeturinat në fshat, pasi përveç aromës se keqe, ata nuk mund të mbjellin as tokat. Banorët thanë se nëse nuk merren masat, ata do të vijojnë protestat deri në zgjidhjen e situatës.

Sondazh

Poll