Sport

Lufta e Turqisë në Siri, UEFA ‘nis’ ndëshkimin: Mund t’i heqim të drejtën për të finalen e Champions League

14 Tetor 2019, 14:25 Nga DOSJA
Lufta e Turqisë në Siri, UEFA ‘nis’ ndëshkimin: Mund

TURQI- Lufta kundër Sirisë duket se do i kushtoj shumë Turqisë, pasi UEFA po mendon që t’i heq të drejtën për finalen e Champions League. Sipas një zyrtari të qeverisë së futbollit të Evropës bëhet me dije se  Stambolli duhet të pres ende për të pasur një finale në qytet.

Ky vendim i UEFA, mund të vijë nga frika e luftës mes Turqisë dhe Sirisë e cila mund të përfshijë edhe futbollin.

Të heqësh të drejtën e organizimit të një finale Champions është një akt i fortë nga pikëpamja sportive. Nuk jemi ende në pozita për të vendosur. Është e qartë që do të vlerësojmë me presidentin Ceferin dhe Komitetin Ekzekutiv, por për momentin më duket pamaturi për të folur për sanksione të këtij niveli”, u shpreh zëvendëspresidenti i UEFA-s, Mikele Uva.

Turqia prej ditësh ka nisur një ofensivë kundër kurdëve në Siri dhe për këtë po përballet me pasoja të rënda. Bashkimi Evropian në një deklaratë urgjente ka bërë me dije se do nis me sanksione kundër Turqisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport finalja e champions league ne stamboll lufta ne siri mikele uva uefa kunder turqise finalja e champions league ne stamboll lufta ne siri mikele uva uefa kunder turqise

Sondazh

Poll