Sport

Nesër Shqipëri – Moldavi, Edi Reja optimist por me një këshillë për kombëtaren

13 Tetor 2019, 16:53 Nga DOSJA
Nesër Shqipëri – Moldavi, Edi Reja optimist por me një

TIRANË – Një ditë para ndeshjes që Shqipëria ka me Moldavinë, trajneri i kombëtares Edi Reja doli në një konferencë për shtyp ku tregoi dhe pritshmëritë e tij për ndeshjen e nesërme.

74-vjeçari, i cili festoi ditëlindjen e tij vetëm pak ditë më parë, u shpreh optimist për ndeshjen e nesërme, por ai tha se gjithësesi Moldavia nuk duhej nënvlerësuar në asnjë mënyrë, pasi ajo mund t’a vendosë kombëtaren në vështirësi nëse ne nuk e trajtojmë atë me seriozitetin e duhur.

Përsa i përket formacionit, Reja tha se do të ketë disa ndërrime, por që për më saktë do të vendosen nesër përpara ndeshjes.

‘Objektivi ynë është vendi i dytë, do luftojmë çdo ndeshje për pikët maksimale. Ai mbetet objektivi ynë primar’, u shpreh ndër të tjera Reja, gjatë konferencës së tij për shtyp.

Kujtojmë që ndeshja e së shtunës, me turqinë, përfundoi në rezultatin 1 me 0 për turqinë, pavarsisht lojës së mirë që zhvilloi ekipi ynë kombëtar.

Burimi: PSport

E.C/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport edi reja moldavi shqiperi edi reja moldavi shqiperi

Sondazh

Poll