Sport

Pas ndeshjes së dështuar me Turqinë, Edi Reja bën katër ndryshime në rreshtimin e Kombëtares kundër Moldavisë

14 Tetor 2019, 08:23 Nga DOSJA
Pas ndeshjes së dështuar me Turqinë, Edi Reja bën katër

TIRANË- Trajneri i Kombëtares Kuq e Zi, Edi Reja pas humbjes në ndeshjen kundër Turqisë ka bërë katër ndryshime në skuadër për ndeshjen e rradhës kundër Moldavisë.

“Nuk jam ndër ata trajnerë që bëj ndryshime, ndonjëherë edhe nuk bëj fare”, u shpreh Reja  ditën e djeshme në një konferencë për shtyp. Edhe pse sipas trajnerit është diçka normale, të ndryshohen katër lojtarë nga ndeshja paraardhëse është një ndryshim.

Trajneri pritet të aktivizojë Bekim Balajn përkrah Sokol Çikalleshit. Kështu me këtë renditje, Reja mendon se do të vendosë në vështirësi më të mëdha prapavijën e moldavëve.

Ndërsa ndryshimi tjetër i rëndësishëm, është ai i kthimit të Frederik Veselit në stol, për t’i lënë vend në krahun e djathtë Odise Roshit, i cili do të jetë një forcë ofensive më shumë që në startin e sfidës.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport 4 ndryshime edi reja moldavi 4 ndryshime edi reja moldavi

Sondazh

Poll