Sport

Itali fiton kundër Greqisë dhe pret biletën për Euro 2020, Spanja ndalet në barazim

12 Tetor 2019, 20:59 Nga DOSJA
Itali fiton kundër Greqisë dhe pret biletën për Euro 2020,

U luajtën sot në mbrëmje takimet e radhës të vlefshme për kualifikueset e Europianit 2020. Italia ka arritur një fitore të pastër kundër Greqinë në “Olimpico” të Romës me rezultatin 2 me 0.

Kjo fitore ka qenë shumë deçizive pasi, Italia shkoi në kuotën e 21 pikëve dhe tashmë është në vendin e parë, duke siguruar matematikisht kualifikimin për në Europian.

Spanja nga ana tjetër u ndal në një barazim 1-1 në transfertë ndaj Norvegjisë. Ishte Saul ai që zhbllokoi shifrat në minutën e 47-të me një goditje nga jashtë zone, në minutën e 94-të, King barazoi shifrat për  me një penallti.

Edhe pas këtij barazimi, Spanja mban vendin e parë me 19 pikë në grup. Në dy takimet e tjera, Suedia mposhti pastër 0-4 në transfertë Maltën, ndërkohë që Lihtenshtejni dhe Armenia e mbyllën në barazim 1-1.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport euro 2020 itali-greqi spanje-norvegji euro 2020 itali-greqi spanje-norvegji

Sondazh

Poll