Sport

Mundën Shqipërinë 1-0/ Festimet ushtarake për golin, turqit rrezikojnë dënimin nga UEFA

14 Tetor 2019, 13:09 Nga DOSJA

TURQI- E gjithë vëmendja e UEFA-s është zhvendosur tek ndeshja Turqi-Shqipëri. Gjesti ushtarak i futbollistëve turk pas golit kundër Shqipërisë mund t’i penalizojë ata. Momentalisht bëhet fjalë vetëm për një hetim formal, por nuk përjashtohet mundësia që skuadra turke të përballet me penalizime nga UEFA.

Përshëndetja ushtarake e futbollistëve turk gjatë ndeshjes me Shqipërinë është përkthyer si një mbështetje për ofensivën turke në Siri dhe kjo ka nxitur reagimin e ashpër të mediave ndërkombëtare. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se gjesti i futbollistëve shkel rregulloren e UEFA-s, që “ndalon çdo referim politik dhe fetar“.

Fillimisht shefi i zyrës për mediat pranë Qeverisë Europiane të Futbollit, Philip Townsend tha se po bëhet një “ekzaminim i situatës”, por disa orë më vonë ai ndryshoi deklaratën e tij, duke e cilësuar atë si një keqkuptim. “Unë mund të garantoj që ne do të shqyrtojmë këtë situatë, më lejoni të kontrolloj“, tha ai.

Në ndeshjen e së premtes Turqi-Shqipëri, Turqia fitoi 1-0 kundër vendit tonë. Pas shënimit të golit, skuadra turke festoi përmes një përshëndetjeje ushtarake, e cila nga mediat ndërkombëtare u përkthye si mbështetje për ofensivën turke në Siri.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ndeshja turqi-shqiperi ndeshja turqi-shqiperi

Sondazh

Poll