Sport

Festimi ushtarak ndaj Shqipërisë, UEFA nis hetimet për Turqinë: Mesazh provokues

12 Tetor 2019, 20:00 Nga DOSJA
Festimi ushtarak ndaj Shqipërisë, UEFA nis hetimet për

Turqia arriti që të fitonte me një gol në minutat shtes kundër Shqipërisë, por festimi pas golit duket se mund t’i kushtojë shumë turqve. Kjo pasi festimi i sulmuesit Tosun me shokët ishte një dorë e vendosur në kokë në stilin ushtarak.

Duket se festimi ishte në mbështetje të aksionit ushtarak të Turqisë kundër Sirisë, por në futboll këto gjëra janë të ndaluara. Për këtë ka folur edhe kreu i zyrës së shtypit në Uefa, Filip Tounsend, i cili është shprehur se një veprim i tillë ndalohet nga rregullorja.

Personalisht nuk e kam parë atë gjest, i cili sidoqoftë mund të duket si një provokim. A e ndalon rregullorja këtë për referencat politike dhe fetare? Sigurisht që po, mund t’iu garantoj se do ta shqyrtojmë këtë situatë. Do të filloj ta kontrolloj.”, u shpreh Tounsend.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport euro 2020 festimi ushtarak i turqise ndeshja turqi-shqiperi euro 2020 festimi ushtarak i turqise ndeshja turqi-shqiperi

Sondazh

Poll