Sport

Futbollisti i Manchester United bie pa ndjenja në mes të lojës, panik në fushë / Euro2020

13 Tetor 2019, 20:51 Nga DOSJA
Futbollisti i Manchester United bie pa ndjenja në mes të lojës,

ANGLI – Një skenë e frikshme ka ndodhur dje gjatë zhvillimit të lojës së futbollit mes Uellsit dhe Kroacisë, për Euro2020.

Ylli i Manchester United, Daniel James, pas një dyluftimi për marrjen e topit me dy lojtarë kroatë, është përplasur në tokë pa ndjenja, duke shtangur kështu  tifozët dhe futbollistët e tjerë.

Stafi mjekësor i Uellsit ka vrapuar me shpejtësi në fushë, ku i kanë dhënë lojtarit edhe ndihmën e parë, duke shmangur kështu skenarin më të keq të mundshëm që mund të ndodhte, ndërkohë që në stadium u krijua panik dhe të tërë ishin të frikësuar.

Pas ndihmës së shpejtë, lojtari u lejua të qetësohej dhe të vazhdonte sërish ndeshjen.

Burimi:UsaNewsHub

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport daniel james uells kroaci daniel james uells kroaci

Sondazh

Poll