12 Korrik 2023, 21:18
Nga DOSJA

ANGLI - Menaxherja e zhvillimit të biznesit te Manchester Cityt, Fiona Barclay, u burgos në nëntor 2022 për mashtrim financiar. 34-vjeçarja britanike përdori pozicionin e saj për të nxjerrë shuma të mëdha parash nga llogaritë e Cityt për të paguar dasmën e saj, si dhe dhurata të shtrenjta për bashkëshortin dhe anëtarët e familjes së tij.
Megjithatë, Fiona Barclay, e cila aktualisht ndodhet në qytetin e saj të lindjes në Falkirk në Skoci, kohët e fundit tha përmes video-konferencës, se ajo ka vetëm 3.000 euro për të paguar në një seancë dëgjimore të Ligjit për të ardhurat nga krimi.
Gjykatësi Timothy Smith, e arsyetoi vendimin e tij mahnitës: “Në dritën e të gjitha provave të paraqitura, shuma që i akuzuari ka përfituar si rezultat i aktiviteteve kriminale është 130 mijë euro. Shuma në dispozicion është 3.000 euro. Kjo duhet të kthehet deri më 6 tetor”.
Barclay për herë të parë u vu në qendër të vëmendjes së drejtuesve të Manchester Cityt në mars 2022, pasi kontabilistët e grupit në “Etihad” zbuluan një rimbursim të dyshimtë prej 30.000 €.

Kur u pyet për transaksionin, Fiona u përpoq të pretendonte se "gabimisht" ka transferuar 20.000 € nga shuma totale prej 30.000 € në llogarinë e saj.
Pas një hetimi të brendshëm të nisur nga Manchester City, u zbulua se Barclay kishte vjedhur shuma të konsiderueshme parash nga llogaritë e klubit anglez që nga qershori 2019, pa e vënë re askush.
Ajo u deklarua fajtore duke u akuzuar për mashtrim me shpërdorim detyre dhe u shkarkua nga puna si menaxhere te kampionët e Premier League në mars 2021.
Ajo ka kaluar më pak se gjysmën e dënimit prej 18 muajsh pas hekurave, ndërsa pjesa e mbetur e dënimit do të llogaritet si lirim me kusht.
B.T (Dosja.al)
Sport
12 Korrik 2023, 20:50
BRAZIL - Cassia Lourenco, partnerja e re e jetës së Eder Militao (25 vjeç), mbrojtësit të Real Madridit, u kritikua ashpër, pa...
Sport
12 Korrik 2023, 19:32
ANGLI - Jo një, jo dy, por 375 shkelje dyshohet se janë kryer nga Harry Tofolo, i cili ka thyer vazhdimisht rregullat e basteve të FA.
&l...
Sport
12 Korrik 2023, 19:23
ANGLI - Nuk kanë fund thirrjet homofobike në futboll, këtë herë një tifoz i Fulham u dënua me tre vjet, për ...
Sport
12 Korrik 2023, 18:58
ITALI - Samir Hadanovic, i cili ka luajtur për zikaltrit nga viti 2012, tashmë zyrtarisht nuk është pjesë e Interit.
...
Sport
12 Korrik 2023, 18:36
SHBA - Gazetari argjentinas Gaston Edul ka zbuluar se Inter Miami do të përdorë dy tribuna të palosshme (të ngjashme me ato të p...
Sport
12 Korrik 2023, 18:10
ANGLI - Momente dashurie të mëdha kanë përjetuar Paula Bandosa dhe Stefanos Tsitsipas, të cilët nuk reshtin ...
Sport
12 Korrik 2023, 18:02
ANGLI - Vazhdon me intensitet të pandërprerë avancimi i skuadrave të Arabisë Saudite në tregun e transferimeve...
Disa ...
Sport
12 Korrik 2023, 17:46
MALTE - Meqë arritëm në pikën, që të kishim episode në një ndeshje evropiane në Maltë, atëherë...
Sport
12 Korrik 2023, 17:29
FRANCE - Futbollisti italian Cher Ndour ka nënshkruar për pesë sezone me PSG-në, njoftuan këtë të mërkurë kampion...
Sport
12 Korrik 2023, 17:18
SPANJE - Barcelona njoftoi këtë të mërkurë se ka arritur një marrëveshje me Ath. Paranaense për transferimin e br...