Sport

FOTO-GALERI/ E dashura e Eder Militaos ishte në ditëlindjen e vajzës së brazilianit! “Lumë” kritikash për veshjen e saj…

E dashura e Eder Militaos performoi në ditëlindjen e vajzës së futbollistit!

12 Korrik 2023, 20:50 Nga DOSJA

FOTO-GALERI/ E dashura e Eder Militaos ishte në ditëlindjen e

BRAZIL - Cassia Lourenco, partnerja e re e jetës së Eder Militao (25 vjeç), mbrojtësit të Real Madridit, u kritikua ashpër, pasi shkoi në ditëlindjen e vajzës së të dashurit të saj. Veshja e bjondes shkaktoi ‘ortek’ kritikasah në internet.

Eder Militao zyrtarizoi marrëdhënien e tij me Cassia Lourenco, një ndikuese e mrekullueshme me origjinë braziliane. Ashtu siç pritej, futbollisti i Real Madrid mori pjesë në festën e ditëlindjes së Cecilia, vajzës së tij me Karoline Lima, me të dashurën e tij të re. Ngjarja ishte luksoze, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e të gjithëve ishte veshja e Cassia.

Në Instagram, Cassia Lourenco u tregoi fansave se si shkoi e veshur në ditëlindjen e vogëlushes së Eder Militao, por u kritikua ashpër dhe shkaktoi një ‘ortek’ reagimesh në rrjetet sociale. Biondja zgjodhi një xhaketë të bardhë, tejet me prerje të ulët, e cila ekspozonte bustin e saj të madh.

Veshja e Cassia Lourenco u konsiderua e papërshtatshme për ditëlindjen e një fëmije vetëm një vjeç dhe përdoruesit e rrjetit nuk hezituan ta ngarkonin atë, shkruan Mundo Deportivo. “Nuk ishte e nevojshme”, “Sa i papjekur je”, “Sa pa respekt të paraqitesh në ditëlindjen e një 1-vjeçareje kështu?”, “Një vjeç është më i pjekur se ti”,- kanë qenë pjesë e kritikave.

Thashethemet për një lidhje të mundshme mes Eder Militao dhe Cassia Lourenco u shfaqën që në pranverë, kur braziliani u kap në tribunë në një ndeshje të Real Madridit.  Cassia Lourenco ka lindur në Sao Paolo dhe studion dizajnin e modës. Në Instagram, braziliania e zjarrtë ka mbi 200 mijë ndjekës.

Eder Militao dhe Karoline Lima jetuan një histori të shkurtër dashurie, por të dy vendosën të ndaheshin para lindjes së vajzës së tyre. Pas ndarjes skandaloze, mbrojtësi 25-vjeçar ka paditur nënën e vajzës së tij të vogël për shpifje. Gjithashtu, Eder Militao i ka kërkuar modeles edhe dëmshpërblim moral në shumën prej gati 100 mijë eurosh.

“Ju më kërkoni të flas. Më falni, por nuk mund ta bëj këtë. Nuk jam mjaftueshëm i fortë tani. Avokati im do të flasë për mua. Gjithçka do të përdoret në mbrojtjen time. Sa për mua, jam mirë. Ti e di shumë mirë kush jam. Të dua”,- ka shkruar në Instagram Karoline Lima, ish-bashkëshortja e futbollistit.

Avokati i Eder Militaos deklaroi se ish-e dashura e Eder Militaos, ka shpifur vazhdimisht në rrjetet sociale. “Ai i është nënshtruar sulmeve të vazhdueshme në rrjetet sociale. Ngacmimi është i vazhdueshëm dhe ai shkaktohet nga Karoline, e cila përdor llogaritë e saj në rrjetet sociale për të dëmtuar imazhin e klientit tim”, tha avokati i Eder Militao.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll