Sport

‘Gardiani’ slloven Hadanoviç, pas 11 vitesh ‘divorcohet’ nga zikaltrit e Interit!...

Interi njoftoi “divorcin” me portierin Samir Hadanoviç, i cili largohet nga zikaltrit pas 11 vitesh në Milano.

12 Korrik 2023, 18:58 Nga DOSJA

‘Gardiani’ slloven Hadanoviç, pas 11 vitesh

ITALI - Samir Hadanovic, i cili ka luajtur për zikaltrit nga viti 2012, tashmë zyrtarisht nuk është pjesë e Interit.

Ky vendim i dha fund skenarëve për rinovimin e kontratës së portierit slloven me Interin, i cili në 11 vitet e pranisë së tij në Milano fitoi një kampionat italian, dy kupa dhe dy superkupa. Përveç kësaj, ai do të hyjë në historinë e Interit, pasi u bë i huaji i dytë, pas Javier Zanettit, me më shumë ndeshje me fanelën zikaltër.

Interi pritet të hyjë në merkato, pasi pritet të ‘humbasë’ edhe portierin Andre Onana, i cili pritet të udhëtojë drejt Mançesterit për të përfunduar transferimin te United.

‘Gardiani’ slloven Hadanoviç, pas 11 vitesh

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll