Sport

Al Hilal hedh ‘rrjetën’ edhe për Mitrovic

Klubi saudit ka dorëzuar një ofertë prej 30 milionë euro për Fulhamin dhe është gati të nënshkruajë me Aleksandar Mitrovic

12 Korrik 2023, 18:02 Nga DOSJA
Al Hilal hedh ‘rrjetën’ edhe për Mitrovic

ANGLI - Vazhdon me intensitet të pandërprerë avancimi i skuadrave të Arabisë Saudite në tregun e transferimeve...

Disa orë pasi Al Hilal ra dakord për një marrëveshje me Lazion për të nënshkruar Sergej Milinkoviç-Savic, klubi i Riadit është një frymë larg nënshkrimit me një tjetër ndërkombëtar serb, pasi ata janë në bisedime me Fulham për Aleksandar Mitrovic.

Sulmuesi 29-vjeçar u ble në vitin 2018 për 25 milionë euro nga Newcastle dhe në 205 ndeshje ka shënuar 111 herë, ndërsa ka dhënë edhe 21 asistime.

Al Hilal i ofron Fulhamit 30 milionë euro me propozimin fillestar që u refuzua nga londinezët, por duke i dhënë serbit një kontratë komanduese (me sa thuhet 15 milionë euro në vit) është e sigurt që ata do të kthehen në diskutime me aleat futbollistin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll