Sport

Kërkesa të shumta për bileta, Inter Miami shton kapacitetin e stadiumit për debutimin e Leo Messit...

Sipas raportimeve nga Argjentina, Inter Miami ka vendosur të shtojë tribuna në stadiumin e tyre, në mënyrë që të rrisi kapacitetin e shikuesve, për debutimin e Lionel Messit.

12 Korrik 2023, 18:36 Nga DOSJA

Kërkesa të shumta për bileta, Inter Miami shton kapacitetin e

SHBA - Gazetari argjentinas Gaston Edul ka zbuluar se Inter Miami do të përdorë dy tribuna të palosshme (të ngjashme me ato të përdorura në F1) për ndeshjen kundër Cruz Azul, në të cilën pritet të debutojë Lionel Messi, me fanelën e ekipit amerikan më 21 korrik.

Kapaciteti i stadiumit të Interit është vetëm 18 mijë shikues dhe me shtimin e këtyre dy tribunave stadiumi DRV PNK do të mund të shtojë kapacitetin edhe tre mijë shikues të tjerë. 

Kërkesa të shumta për bileta, Inter Miami shton kapacitetin e

Sigurisht, ky numër është shumë i vogël për të kënaqur, qoftë edhe sado të vogël, etjen e botës, por do t'u japë mundësinë më shumë njerëzve ta shikojnë.

Inter Miami madje po mendon të luajë disa ndeshje në stadiumin Hard Rock në Miami, i cili ka një kapacitet prej 80.000 spektatorësh, por kjo nuk do të jetë e lehtë të bëhet së shpejti për shkak të ndeshjeve të NFL që zhvillohen atje, si dhe ngjarjeve të tjera.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll