Sport

VIDEO/ Incidente dhe përleshje midis tifozerive, ndërpritet ndeshja në Maltë…

Ndeshja Hamrun-Maccabi Haifa për raundin e parë kualifikues u karakterizua nga incidente të rënda në tribuna dhe një ndërprerje të ndeshjes për gjysmë ore.

12 Korrik 2023, 17:46 Nga DOSJA

VIDEO/ Incidente dhe përleshje midis tifozerive, ndërpritet ndeshja

MALTE - Meqë arritëm në pikën, që të kishim episode në një ndeshje evropiane në Maltë, atëherë diçka nuk është në rregull!

Skuadra vendase Hamrun priti Maccabi Haifa, me izraelitët që fituan rehat 4-0 në ndeshjen e pare, të raundit të parë kualifikues të Champions League, por rezultati dhe futbolli në përgjithësi zunë vendin e dytë, nga ngjarjet dhe episodet e dhunshme, të cilat ndërprenë edhe ndeshjen.
Dhe kjo për shkak të asaj që ndodhi në tribuna me protagonistë tifozët e skuadrës së Haifës.

Izraelitët ankohen se janë sulmuar dhe paprovokuar nga tifozët e Hamrunit, teksa disa media citojnë faktin, se tifozët vendas kanë brohoritur parulla pro palestineze.

Sido që të jetë rasti, në fund të fundit është se flakët, shishe dhe lloj-lloj objektesh filluan të hidheshin nga tribuna izraelite, duke shkaktuar kaos dhe duke e detyruar arbitrin të ndërpresë përkohësisht ndeshjen.

Ajo ka nisur pas rreth gjysmë ore, ku policia ka bërë disa arrestime dhe UEFA po përgatitet të hapë një çështje për rastin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll