Bota

Helmimi i numëruesve në Kosovë/ Vuçiç: Shpikin tregime me zarfe të helmuara, të shmangin katastrofën

14 Tetor 2019, 10:49 Nga DOSJA
Helmimi i numëruesve në Kosovë/ Vuçiç: Shpikin

KOSOVË- Pas lajmit për zarfet e votave të helmuara në Kosovë, ka reaguar Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me zhvillimet e kësaj ngjarje.

Vuçiç është shprehur i shqetësuar për situatën e pakëndshme që ndodhi në Kosovë, sidomos  për përpjekjen e shqiptarëve për të marrë vendim për shfuqizimin e Listës Serbe.

“Jam shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë veçanërisht në lidhje me përpjekjen e shqiptarëve për të marrë vendim për shfuqizimin e Listës Serbe”.-është  shprehur Vuçiç.

Gjithashtu presidenti serb u ka bërë thirrje partnerëve perëndimorë dhe Kosovës të arsyetojë për të shmangur këtë katastrofë.

Tashmë ata nuk janë më të sigurt nëse janë helmuar. Ata nuk dinë çfarë të shpikin, por konstatojnë se Lista Serbe duhet të shfuqizohet. Kjo, do të ketë pasoja katastrofale për marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve sepse serbët nuk do të jenë më në institucione. Dhe kur serbët nuk janë në institucione, ju e dini si do të duhet të mbrojnë lirinë dhe vatrën e tyre ”, tha Vuçiç.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic kosove zarfet e helmuara aleksander vucic kosove zarfet e helmuara

Sondazh

Poll